Duke kthyer makinën babai nuk vë re praninë e vajzës 1 vjeçe, i kalon sipër me makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në via Carlo Magno të Italisë, ku një vajzë 1 vjeçe e 8 muajshe ka humbur jetën.

E mitura është përplasur me makinë nga babai i saj, i cili duke lëvizur mbrapsht nuk e ka vënë re praninë e vogëlueshes.

Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë vogëlushen dhe një helikopter u dërgua për ta marrë, por ishte shumë vonë, raportojnë mediet italiane.

I tronditur nga lajmi, kryetari i komunës së Vigonovës, Luca Martello tha: “Është një tragjedi e madhe. Shpresoj që komuniteti tani të dijë të mbrojë këtë familje, ta mbrojë atë dhe dhimbjen e madhe të atyre që nuk kanë bërë diçka me vetëdije. Këto janë aksidente që ndodhin fatkeqësisht.”Muaujn e kaluar më 15 korrik, përsëri në Veneto, në Isola Vicentina, ndodhi një mgjarje e ngjashme, mnjë burrë nuk e vuri re praninë e gruas së tij teksa po kthente makinën dhe e vrau

Kategoritë
BotaLajme