“Dukej sikur makinat po kalonin nëpër ujë”: Shihni se çfarë i ka bërë i nxehti ekstrem një rruge në Angli

Temperaturat ekstreme kanë pasur edhe efektet e tyre gjatë dy ditëve të para të kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë drejtim, përveç zjarreve të shkaktuara dhe tek njerëzit, temperaturat kanë ndikuar që të ketë edhe “shkrirjen e asfaltit”.

Dhe një gjë e tillë dëshmohet edhe nga disa pamje, ku shihet Rruga Broadstone në Stokport të Anglisë.

Madje një dëshmitar tha se dukej sikur makina ‘po kalonin nëpër ujë’ dhe përshkroi se si këmbët e tij u zhytën në sipërfaqen e butë të rrugës.

Ata shtuan: “Dukej sikur sapo kishte rënë shi dhe makinat po kalonin nëpër pellgje”.

Siç ishte bërë e ditur, temperaturat arritën një rekord 34.3C në Greater Manchester – duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 33.9C nga 25 korriku i vitit 2019.

Sipas Shoqatës së Trajtimit të Sipërfaqes së Rrugëve – një gjë e tillë ka ndodhur sepse sipërfaqja e rrugës thith nxehtësinë dhe kjo grumbullohet gjatë ditës.

Kategoritë
BotaLajme