Durrës, tentoi të kalojë kufirin drejt Italisë me dokumente false, arrestohet kosovari

Është arrestuar në flagrancë një shtetas kosovar, pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë, me dokumente false.

Është proceduar penalisht një shtetas tjetër, i shpallur në kërkim për përndjekje.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, dhe në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Kosovë”, njofton policia.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 41 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, për veprën penale “Përndjekja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kategoritë
LajmeRajoni