Sipas burimeve të sigurisë që kanë folur për kanalin izraelit N12 dhe që janë cituar nga “The Jerusalem Post”, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë shkatërruar vetëm rreth 25 për qind të rrjetit të tuneleve të Hamasit në Gaza, duke lënë rreth 75 për qind të tyre ende të paprekura.
Raporti zbulon gjithashtu se shumë tunele mes Gazës dhe Egjiptit vazhdojnë të jenë funksionale, përkundër përpjekjeve për t’i eliminuar ato.
Kufiri ndërmjet Egjiptit dhe Gazës mbetet ende një çështje e diskutueshme, pasi Izraeli refuzon të tërhiqet nga Korridori i Filadelfisë, një zonë kyçe për këto tunele.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, komentoi situatën në një konferencë në shkurt, duke thënë: “Me sytë e mi kam parë disa tunele që kalojnë drejt Egjiptit; disa prej tyre ishin të mbyllura, por disa ishin të hapura”.
Këto informacione të reja kanë ngritur pyetje mbi efektivitetin e operacioneve ushtarake izraelite në Gaza dhe sfidat për shkatërrimin e infrastrukturës nëntokësore të Hamasit. Meqë një pjesë e madhe e tuneleve vazhdon të përdoret, kërcënimi për sigurinë mbetet i pranishëm.
Gjithashtu, këto të dhëna tregojnë se shkatërrimi i infrastrukturës së Gazës nga Izraeli nuk ka ndonjë qëllim real ushtarak, përveç se ta bëjë jetën e civilëve të këtij rajoni të pamundur.