Prokuroria Themelore në Prizren, bëri të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me inspektorë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të hënën kanë realizuar dy aksione të ndara në Prevallë kundër degradimit të ambientit.
Në njoftimin e tyre, thuhet se në të dyjat rastet, janë sekuestruar tre eskavator dhe një kamion si mjete të kryerjes së veprën penale, pajisje me të cilat ilegalisht po degradohej mjedisi, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Në të dyja rastet, në bashkëpunim me mbikëqyrësit e parkut kombëtar “Sharri”, janë sekuestruar tre (3) eskavator dhe një (1) kamion si mjete të kryerjes së veprës penale, pajisje me të cilat ilegalisht po degradohej mjedisi, dhe është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Më tej, kanë bërë të ditur se brenda afatit ligjore, në të dyja rastet, janë duke u ndërmarrë veprime procuderale.
“Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara janë duke u ndërmarrë veprime procedurale në drejtim të lëshimit të urdhërit të përkohshëm ndalues dhe paraqitjes së kërkesës në gjykatë për lëshimin e urdhërit ndalues përfundimtar së bashku me masën e përkohshme përkatëse”, thuhet në përfundim.
/Reporteri.net/.