Dy akullthyes bërthamorë nisin lundrimin, Putin: Forcojmë pozicionin tonë si superfuqi e Arktikut

Lideri rus Vladimir Putin ka marrë pjesë në mënyrë virtuale në ceremoninë e nisjes së dy akullthyesve bërthamorë që do të sigurojnë lundrimin e Rusisë në Arktikun Perëndimor. Sipas raportimeve, Putin nuk ngurroi që të reklamonte fuqitë e vendit të tij.

Ceremonia u mbajt në Shën Petersburg, në veri të Rusisë, por Putini i mbikëqyri procedurat përmes një lidhjeje direkte nga Kremlini, duke theksuar, ndër të tjera, se akullthyes të tillë bërthamorë kanë një rëndësi strategjike për vendin.

“Të dy akullthyesit u nisën si pjesë e një projekti të madh dhe në zhvillim dhe janë pjesë e punës sonë sistematike në shkallë të gjerë për të ripajisur dhe rimbushur flotën vendase të akullthyesve për të forcuar pozicionin e Rusisë si një superfuqi e Arktikut ”, tha Putin.

Siç raporton Reuters, Arktiku tani po bëhet më i rëndësishëm strategjikisht për shkak të ndryshimeve klimatike, pasi tkurrja e akullit hap rrugë të reja detare.Burime të mëdha të naftës dhe gazit natyror ndodhen në rajonet e Arktikut të Rusisë, duke përfshirë një fabrikë të gazit natyror të lëngshëm në Gadishullin Yamal.

Kategoritë
BotaLajme