Dy britanikë dhe një maroken dënohen me vdekje në rajonin Donetsk të Ukrainës

Britanikët Aiden Aslin dhe Shaun Pinner dhe marokeni Saladin Brahim morën pjesë në “armiqësi në anën e forcave të armatosura ukrainase në cilësinë e mercenarëve”, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS

Tre mercenarë të huaj – dy shtetas britanikë dhe një maroken – që thuhet se kanë luftuar për Ukrainën në luftën Rusi-Ukrainë, u dënuan me vdekje sot nga një gjykatë në enklavën e pavarur të vetëshpallur të Donetskut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Britanikët Aiden Aslin dhe Shaun Pinner dhe marokeni Saladin Brahim morën pjesë në “armiqësi në anën e forcave të armatosura ukrainase në cilësinë e mercenarëve”, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Ata janë deklaruar fajtorë për të gjitha akuzat, thuhet në lajmin e agjencisë.

Të tre planifikojnë të apelojnë vendimin, njoftohet më tej.

Donetsk dhe Luhansk – të dyja pjesë e rajonit lindor të Ukrainës Donbas, në kufi me Rusinë – ishin skena e një kryengritjeje të mbështetur nga Rusia duke filluar në vitin 2014, kur Rusia aneksoi ilegalisht Gadishullin e Krimesë të Ukrainës.

Në prag të fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt, presidenti Vladimir Putin njohu “pavarësinë” e Donetskut dhe Luhanskut.

Ashtu si me Krimenë, i gjithë Donbasi ende njihet ndërkombëtarisht si territor ukrainas dhe forcat e armatosura të vendit vazhdojnë të luftojnë për të.

Kategoritë
BotaLajme