Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal është lidhur me një transferim sensacional në elitën e futbollit anglez.
17-vjeçari po cilësohet gjerësisht si njëri prej lojtarëve të rinj më të mirë në botën e futbollit dhe tashmë po parashikohet si një fitues i ardhshëm i Topit të Artë.
Ndonëse këtë vit ai me gjasë nuk do ta fitojë këtë çmim, megjithatë, Yamal është në mesin e lojtarëve të nominuar pas paraqitjeve fantastike në sezonin 2023/2024.
Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime për Barcelonën sezonin e kaluar dhe pastaj luajti rol kyç në triumfin e Spanjës në Euro 2024, aty ku në fund u shpall lojtari më i mirë.
Adoleshenti spanjoll e ka ka bartur këtë formë edhe në sezonin e ri, aty ku deri më tani ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në të gjitha garat për Barcelonën.
Yamal është nën kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, me marrëveshjen e tij aktuale e cila raportohet se përfshin një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh.
Bisedimet për zgjatjen e kontratës po vazhdojnë, por një raportim i ri ka bërë me dije se dy klube nga Liga Premier po konsiderojnë mundësinë e një ofertë për Yamal.
Gazetari Miguel Delaney ka bërë me dije se Arsenali dhe Liverpooli janë duke monitoruar Yamalin dhe po konsiderojnë mundësinë e dërgimit të një ofertë për sulmuesin.
Pasi së fundmi humbën apelin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për shpenzimet e tyre gjatë sezonit 2023/2024, Barcelona raportohet se është në rrezik për thyerjen e rregullave të ‘Fair-play financiar’ dhe kjo ka hapur derën për klubet e tjera që të interesohen për yjet e saj./