Dy gra me gjoksin zbuluar zënë në befasi Olaf Scholz, kërkesa për kancelarin

Dy aktiviste befasuan kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ato janë fotografuar me gjoksin zbuluar, ndërsa kishin një mesazh për t’ia përcjellë kancelarit. “Embargo ndaj gazit rus, tani”, kishin shkruar ato në trup.

Dy aktivistet përfituan nga “dita e dyerve të hapura” të qeverisë gjermane për të hyrë në kancelari. Oficerët e sigurimit të kancelarisë i larguan me shpejtësi ndërsa ata bërtisnin. Scholz mbeti pa fjalë gjatë episodit.

Gjermania, e varur shumë nga gazi rus, deri më tani nuk ka arritur të vendosë një embargo të plotë për furnizimet nga Rusia.

Kategoritë
BotaLajme