Dy të lënduar nga aksidenti në Bresalc përfundojnë në spital, kjo është gjendja e tyre

Nga një aksident trafiku që ndodhi pasditen e sotme në magjistralen Gjilan-Prishtinë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, që e konfirmoi lajmin për Gazetën Express, ata u dërguan në Spitalin e Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ju njoftojmë se sot më 24.09.2022 në orët e pasdites në fshatin Bresalc, komuna Gjilan, ka ndodhë një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë sjellë në Spitalin e Gjilanit ku janë duke u trajtuar, por jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Hashani.

Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal.

Më herët janë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet një grumbull njerëzish afër automjeteve të përfshira në aksident.

Kategoritë
LajmeVendi