“Dy tërmetet e shkurtit 2023 shkaktuan humbje direkte financiare prej 104 miliardë dollarësh për Türkiyen”

“Fatkeqësia e shekullit ka shkaktuar një humbje të rëndë financiare të drejtpërdrejtë prej 104 miliardë dollarësh për vendin tonë dhe një humbje indirekte prej 150 miliardë dollarësh”, tha presidenti Erdoğan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se “fatkeqësia e shekullit i ka shkaktuar Türkiyes drejtpërdrejtë një humbje financiare prej 104 miliardë dollarësh”, raporton Anadolu.

“Fatkeqësia e shekullit ka shkaktuar një humbje të rëndë financiare të drejtpërdrejtë prej 104 miliardë dollarësh për vendin tonë dhe një humbje indirekte prej 150 miliardë dollarësh”, tha presidenti Erdoğan gjatë programit të përkujtimit të tërmeteve të 6 shkurtit në provincën juglindore Adıyaman.

Më tej, presidenti turk njoftoi se deri në fund të vitit do të ndërtohen gjithsej 453 mijë njësi të banimit, duke siguruar që asnjë qytetar të mos mbetet pa shtëpi apo vend pune.

“Në zonën e tërmetit, ne kemi ndërmarrë një përpjekje masive rindërtimi dhe ringjalljeje brenda vetëm dy viteve, një shkallë që pothuajse asnjë vend në botë nuk mund ta përballonte”, theksoi ai.

11 provinca turke, përfshirë Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa, u goditën nga dy tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 në shkurt të vitit 2023.

Tërmetet morën jetën e të paktën 53.537 njerëzve, plagosën më shumë se 107 mijë të tjerë, si dhe ndikuan në jetën e më shumë se 14 milionë njerëzve.

Kategoritë
BotaLajme