Dy vëllezër në Suedi akuzohen për spiunazh për Rusinë

Të dyshuarit janë shtetas suedezë me origjinë iraniane, ndërsa vëllai i madh ka punuar për agjencitë suedeze të inteligjencës.

Prokuroria e Suedisë ka akuzuar dy vëllezër suedez për “spiunazh të rëndë” nën dyshimin se kanë spiunuar për Rusinë.

Mediat lokale raportojnë se vëllezërit u identifikuan si Peyman Kia, 42-vjeç dhe Payam Kia, 35-vjeç, të cilët ishin me origjinë iraniane.

Ata akuzohen se kanë punuar me inteligjencën ushtarake të Rusisë GRU për një dekadë nga shtatori i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2021.

Transmetuesi publik SVT raportoi se vëllai i madh, në kohën e arrestimit të tij në shtator të vitit 2021, ishte menaxher i rangut të lartë në një agjenci qeveritare suedeze.

Ai ka punuar më parë për shërbimin e brendshëm suedez të sigurisë SAPO dhe agjencinë e jashtme të inteligjencës MUST.

Vëllai tjetër u arrestua në nëntor të vitit 2021.

Sipas raporteve të mediave suedeze, të dy kanë mohuar akuzat.

Kategoritë
BotaLajme