Dyshime për lidhje me Rusinë, pritet shkarkimi i shefit të sigurisë kibernetike të Gjermanisë

Shefi i sigurisë kibernetike ishte kryetarë dhe themelues i shoqatës gjermane të sigurisë kibernetike, e cila dyshohet se ka lidhje me shërbimin sekret rus, raportojnë mediat lokale

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser kërkon të zëvendësojë Arne Schoenbohm, kreun e Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI), njoftuan mediat lokale sot duke cituar burime pranë ministres, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Po shqyrtohen mundësitë si mund të arrihet një ndërrim i shpejtë i kryetarit. Konferenca e përbashkët për shtyp e planifikuar nga Faeser dhe Schoenbohm të enjten do të anulohet”, citoi gazeta Bild të kenë thënë burime të ministrisë.

Më herët, rrjeti gjerman i transmetimit publik ZDF raportoi për lidhje të kreut të BSI-së me një shoqatë të panjohur të quajtur “Cyber-Sicherheitsrat Deutschland e. V”. Shoqata thuhet se ka kontakte me shërbimet sekrete ruse. Schoenbohm ishte themelues dhe kryetar i shoqatës deri në vitin 2016.

Qarqet e sigurisë me bazë në Berlin janë duke e marrë shumë seriozisht këtë rast. Autoritetet e sigurisë tani do të “përmbysnin çdo gur” në lidhje me aktivitetet e klubit, raportoi e përditshmja Bild.

Ata gjithashtu do të shikojnë se cilat kompani kanë blerë softuer nga ofruesi rus Protelion (ish-Infotecs). Protelion ka përdorur anëtarësimin e saj në shoqatën “Këshilli i Sigurisë Kibernetike-Gjermani” për shpërndarjen e softuerit potencialisht të pasigurt.

Kategoritë
BotaLajme