Dyshime për rastin e parë me linë e majmunëve, kosovarët të shqetësuar

Pas dy vitesh përballje me virusin COVID-19, Klinikës Infektive në QKUK i doli punë edhe me një infeksion tjetër të pazkontë. Simptomat e para të infesionit të quajtur lia e majmunëve u evidentuan te një pacient gjatë së premtes.

Gazetare: Elena Ukaj

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se një rast i dyshimtë për linë e majmunit është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Personi që dyshohet se është infektuar është një 69-vjeçar nga Komuna e Dragashit, por ka edhe nga ata që po ironizojnë me sëmundjen.

Gjatë së shtunës Ministria e Shëndetësisë doli me sqarime rreth dyshimeve për rastin e parë në Kosovë të prekur me lijën e majmunëve.

“Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit”, thuhet në sqarimin e ministrisë.

Sipas Ministrisë, pacientit i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike në Holandë, derisa theksohet se gjendja e tij është stabile.

Televizioni T7 gjatë ditës ka tentuar të marrë qëndrim edhe nga Klinika Infektive lidhur me rastin mirëpo drejtori e as stafi shëndetësor nuk pranuan të flasin.

Kategoritë
LajmeVendi