Dyshohen për pesë vjedhje të rënda, arrestohen dy persona në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë. Ata dyshohen për pesë vjedhje të rënda.

Të arrestuarit janë:

A.M mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– A.Q. femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës.

Rastet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole.”

Ata janë dërguar në mbajtje.

Kategoritë
LajmeVendi