Dyshohet se theri me thikë komshiun për probleme pronësore, paraburgim ndaj 52-vjeçarit

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar 30 ditë paraburgim 52-vjeçarit i cili dy ditë më parë dyshohet se ka therur me thikë fqinjin e tij.

Sipas Prokurorisë, A.V. po ngarkohet për veprën penale të vrasjes në tentativë.

Ngjarja sipas Gjykatës ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, ku A.V. me thikë e godet disa herë të dëmtuarin në kokë, qafë, dhe krah.

“Më datë 14 nëntor, në orët e mbrëmjes, në Prizren, me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarin, B.V., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, në momentin që i dëmtuari parkon automjetin para dyerve të shtëpisë, i pandehuri me mjetë të prehtë – thikë, e godet disa herë të dëmtuarin në kokë, qafë, dhe shpatullën e majtë të krahut të pjesë së pasme”- thuhet në njoftim.

Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri i pandehuri mund të arratiset me qëllim të shmangjes nga përgjegjësia penale, pasi që pas ngjarjes kritike i pandehuri është fshehur dhe prezenca e tij është siguruar nga ana e Policisë pas 24 orëve në kërkim’-përfundohet në njoftim.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit./Kallxo.com/A.M

Kategoritë
LajmeVendi