Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në krye të shtetit e fali dje një të burgosur. Ajo për shkaqe humanitare e fali Arza Cakollin, e cila në vitin 2017 kishte shkaktuar një vetë aksident, ku si pasojë kishin mbetur të vdekura dy shoqet e saj, E. I dhe E. M.
Ajo në vitin 2019 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, me 18 muaj burgim efektiv.
Cakolli e ka filluar mbajtjen e dënimit prej 1 vit e dy muaj burg, në korrik të vitit 2024, ndërkaq do të duhej të lirohej në mënyrë të rregullt nga burgu më 14 shtator të këtij viti, pasi shkalla e dytë ia kishte ulur dënimin në 14 muaj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, kishte ngritur aktakuzë më 25 janar 2018.
Sipas aktakuzës, Azra Cakolli, më 24 dhjetor 2017, rreth orës 03:43, në rrugën Ferizaj-Greme, duke drejtuar automjetin e markës “Opel Vectra” nga pakujdesia e në kundërshtim me nenin 53.1 të LSKRR-së, kishte rrezikuar trafikun publik duke humbur kontrollin e lëvizjes kishte dalë nga rruga dhe vetura ishte rrotulluar ku përpos dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse kishin marrë dy bashkudhëtaret E.M dhe E.I.
Sipas prokurorisë, ajo akuzohej se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të KPRK-së.
Kjo është falja e parë e një të burgosuri që prej ardhjes së Osmanit në krye të vendit.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Presidentes.