E dashura e Putinit pas shumë kohësh është shfaqur në publik duke e surprizuar me një pamje ndryshe

E dashura e Putinit, Alina Kabaeva u shfaq në publik pas një kohe të gjatë dhe shumë venë re se ajo duket shumë ndryshe për shkak të operacioneve plastike.

Ajo mori pjesë në hapjen e qendrës së gjimnastikës në Soçi. Kjo qendër ndodhet brenda shkollës ku dyshohet se shkojnë Putin dhe fëmijët e saj.

“Të gjithë komentuan për pamjen e saj. Ajo po përpiqet të ngushtojë fytyrën e saj të gjerë. Është e qartë se rezultatet e operacioneve plastike janë jashtëzakonisht të këqija”, tha një burim për paparazzi.ru.

Në njërën nga fotot shihet se ajo në xhaketë mbante një karficë në formën e shkronjës Z, duke treguar kështu mbështetjen e saj për Rusinë. Kujtojmë se Ministria e Financave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përfshiu Alinën në listën e personave të sanksionuar pasi ajo i përket rrethit të ngushtë të udhëheqjes së Federatës Ruse.

Lajmi për lidhjen e dashurisë midis Vladimir dhe saj u publikua në vitin 2008. Korrespondenti Moskovsky deklaroi se presidenti planifikon të divorcohet nga Lyudmila dhe të martohet me Alina. Ai i mohoi këto akuza.

Divorci u finalizua pesë vite më vonë dhe ndërkohë mediat e përmendura pushuan së punuari. Vladimiri dhe Alina nuk e kanë konfirmuar asnjëherë zyrtarisht se janë në një lidhje.

Kategoritë
BotaLajme