E dhimbshme: Babë e bijë humbën jetën në shpërthimin që ndodhi në Taksim

Sipas deklaratave të fundit të publikuara në shpërthimin në rrugën Istiklal në Stamboll Beyoğlu, 6 persona kanë humbur jetën dhe 81 persona janë plagosur.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, nga ana tjetër, ka bërë të ditur se 39 nga 81 të lënduarit kanë dalë nga spitali pas përfundimit të mjekimit.

Mësohet se në ngjarjen tragjike kanë humbur jetën Yusuf Meydan dhe vajza e tij 3-vjeçare Ecrin, të cilët kanë ardhur në Stamboll për fundjavë./Gazetaere

 

Kategoritë
BotaLajme