E gjithë dhoma e Lovren është me fotografi të Salah, madje edhe të brendshme të printuara

Kur Mohamed Salah iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017, Dejan Lovren e ndihmoi atë të përshtatej me ekipin e ri, që atëherë lojtarët janë bërë miq. Lovren u largua nga klubi në vitin 2020, por mban kontakte me sulmuesin egjiptian.

Mo pranoi se ata shpesh e thërrasin njëri-tjetrin me lidhje video. Së fundmi, Dejan ka postuar një video ku tregon mëngjesin e tij. Zgjohet në një shtrat me imazhin e Salah, të brendshme me Salah, bluzë, dhe filxhan me portretin e sulmuesit. Por gjëja më e rëndësishme është një poster mbi krevat me golin legjendar të Salah kundër Manchester United.

Kjo ndoshta është vetëm një shaka e radhës e kroatit, por vlen të theksohet se me sa kujdes është përgatitur. SHIKO GOLIN

Kategoritë
Sport