Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi i njëjti dyshohet se në shtëpinë e tij, i kishte bërë incizime shtetases së Serbisë derisa ajo ishte në gjumë dhe i kishte shpërndarë në rrjete sociale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
SULM SEKSUAL, FOTOGRAFIMI DHE INCIZIMET TJERA TË PA AUTORIZUARA
Leposaviq 16.11.2024-01:00. Dyshohet se viktima f/s, shtetase e Serbisë kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj m/k, i cili kishte shfrytëzuar rastin deri sa viktima ishte në gjumë i kishe bërë disa incizime të cilat më pas i kishte shpërndarë në rrjete sociale. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
/Reporteri.net/