Skuadra e Besiktasit sonte luan ndeshjen e parë të play-offit në UEFA Europa League ndaj Luganos.
Milot Rashica, futbollisti i Kombëtares së Kosovës ishte i pranishëm në konferencë për media para ndeshjes dhe tha se skuadra e tij është e gatshme për fitore.
Milot Rashica thotë se fusha me bari artificial ndoshta mund të jetë ndryshe nga ai natyral, por që bashkëlojtarët e tij do bëjnë më të mirën.
“E kemi nisur sezonin mirë, jemi gati dhe këtu kemi ardhur për fitore. Jemi të vetëdijshëm se kemi një kundërshtar të mirë. Shumëcka ka ndryshuar te ne, tani kemi lojtarë të rinj dhe një trajner që kemi fituar dy tituj.
“Bari artificial mund të jetë disavantazh për ne, por duhet të mësohemi me të. Sigurisht që është ndryshe nga ai natyral, por ne do bëjmë më të mirën qysh nga fillimi i ndeshjes”, u shpreh Milot Rashica në konferencë për media
Kujtojmë që ndeshja mes Luganos dhe Besiktasit zhvillohet nga ora 20 e 30.