Një tifoz i Mallorcas, të cilin e quajnë Guillem udhëtoi drejt Arabisë Saudite për ta shikuar klubin e tij të zemrës.
Dje ai e pati një ditë të keqe, kështu raporton klubi spanjoll.
Andaj, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe shokët e tij ia rikthyen buzëqeshjen Guillemit.
Futbollistët e klubit spanjoll e takuan djaloshin dhe bën foto me të.
Sonte, Mallorca luan ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit. Në rast se shkojnë në finale do të luajnë ndaj Barcelonës./Indeksonline/