Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje me skuadrën e Interit për vazhdimin e kontratës.
Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i sulmuesit argjentinas, Camaño
“Po, tani kemi arritur një marrëveshje në parim për kontratën e re të Lautaros. Marrëveshja e re nuk do të përfshijë asnjë klauzolë lirimi.”, ka deklaruar Camano.
Martinez pritet të nëshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2029, me pagë 9.5 milion euro në sezon, plus bonuset.