E konfirmon DASH: Dy amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve në Donbas

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë me dije se dy amerikanë kanë vdekur në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

“Ne mund të konfirmojmë vdekjen e dy shtetasve amerikanë në rajonin Donbas të Ukrainës. Ne jemi në kontakt me familjet dhe ofrojmë të gjithë ndihmën e mundshme konsullore”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Departamenti i Shtetit tha se nuk do të jepte informacion të mëtejshëm “për respekt për familjet gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Të paktën dy amerikanë të tjerë janë vrarë që kur trupat ruse pushtuan Ukrainën në shkurt.

Kategoritë
BotaLajme