E konfirmon zyra e Kryeministrit, Besnik Bislimi shkon nesër në Beograd

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi shkon nesër në Beograd, duke u bërë një prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës, që e ka vizituar kryeqytetin serb, prej përfundimit të luftës.

Zyra e Kryeministrit njofton se zv.kryeministri Bislimi nesër merr pjesë në një konferenvë në Beograd, ku do të flas për “Kosovën dhe Përspektivën Evropiane të Rajonit”.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së, transmeton Gazeta Express.

Bislimi do të qëndrojë në Beograd edhe ditën e premte, ku do të diskutojë për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë  “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15”, njofton ZKM-ja.

Kategoritë
LajmeVendi