E konfirmuar: Katër tifozë të Ballkanit u therën me thikë mbrëmë në “Fadil Vokrri”

Katër tifozë të Ballkanit janë therur me thikë mbrëmë në “Fadil Vokrri” para ndeshjes Prishtina – Ballkani.

Kështu konfirmoi për Klankosova.tv Jetullah Kuqi, zëdhënës i Fc Ballkanit.

“Janë therur katër tifozë të Ballkanit. Gjendja e tyre është e mirë. Njëri nga tifozët e ka pasur gjendjen më të rëndë, por gjendja e tij është pëmirësuar dhe sot në mëngjes është liruar nga spital ” – tha Kuqi.

Derbi i Superligës i takoi skuadrës nga Suhareka.

Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja, fitoi me rezultat 0:1.

Golin e vetëm e shënoi Albion Rrahmani, në minutën e 46-të.

Klankosova.tv ka kontaktuar lidhur me rastin edhe me policinë, por deri më tani nuk ka përgjigje.

Kategoritë
LajmeSport