E kryer, Manchester United bën goditjen e madhe, Leny Yoro kalon te klubi anglez

Manchester United ka mbyllur transferimin e Leny Yoro nga Lille për 50 milionë euro, duke bërë edhe një tjetër goditje të madhe në këtë afat kalimtar veror.  

Erik Ten Hag donte një qendërmbrojtësi si prioritet për skuadrën, pasi Raphaël Varane njoftoi largimin e tij nga klubi në fund të sezonit të kaluar.

Leny Yoro do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare me Manchester United deri në vitin 2029 , dhe klubi ka mundësi të vazhdojë kontratën e tij edhe për një vit tjetër, shkruan Fabrizio Romano

Për më tepër, lojtari do të fitojë një pagë prej 9.8 milionë dollarë në sezon, ndërsa te Lille do të shkojnë 50 milionë euro.

Pavarësisht se e dinte për preferencën e mbrojtësit për t’u bashkuar me Real Madridin, klubi anglez vazhdoi të ushtronte presion për transferimin e tij dhe Lille nuk ishte i gatshëm të rrezikonte ta humbte atë si lojtar i lirë verën e ardhshme.
Kategoritë
LajmeSport