Claudio Ranieri u rikthye nga penzionimi për të marr edhe njëherë poziten e trajnerit.
73-vjeçari i cili u pensionua gjatë verës, ka arritur marrëveshje për tu bërë trajner i Romës.
Ai do të jetë zëvendëses i Ivan Juric, i cili u shkarkua tre ditë më parë.
Sipas mediave italiane, marrëveshja është arritur sot gjatë bisedimeve që u zhvilluan në londër, derisa zyrtarizimi do të ndodh ditën e nesërme.
Kjo është hera e tretë që Ranieri do të jetë në krye të Romës, pasi më herët ishte trajner gjatë viteteve 2009-2011 dhe në vitin 2019.
Roma nuk po bëhet rehat këtë sezon, pasi strategu italian do të jetë trajneri i tretë, pas Daniele De Rosit dhe Ivan Juricit.