E kryer: Zgjidhet ngërçi i pagës, Leo Messi bie dakord me PSG-në

Arrihet marrëveshja për Leo Messin. Argjentinasi do të jetë i PSG-së dhe do të nënshkruajë për dy sezone.

Sulmuesi do të përfitojë 35 milion euro në sezone, plus bonuse të tjera. Palët kishin ngecur te çështja e pagës dhe e të drejtave të imazhit.

Tashmë ai ngërç u arrit dhe pritet që Messi të kryejë vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë me francezet, që do të jenë klubi i dytë si profesionist, pas Barcelonës.

Në orët e ardhshme Messi do të jetë në Paris, shkruan eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Kategoritë
Sport