E larguan nga puna, punëtori i vë flakën supermarketit

Një punonjës ka bërë diçka të papritur.

Ai i vuri zjarrin supermarketit ku punonte, pasi atë e larguan nga puna.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Rusi, ku sipas raportimeve Alxeander Schnaider u largua nga puna pasi ngatërronte etiketat e çmimeve të artikujve në market.

Si pasojë e këtyre gabimeve, shefi morri vendim të largonte nga puna por kjo gjë i kushtoi pasi ai i revoltuar i furi flakën dyqanit.

33-vjeçari thuhet se lagu me alkool një kuti me fishekzjarrë duke shkatërruar kështu objektin.

Nuk dihet nëse ai është arrestuar nga policia vendase për këtë veprim të bërë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme