Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, siç duket ka gjetur zgjidhje për të gjitha problemet primare që ka Kosova e tani është fokusuar në ato të luksit, anësore, ato për të cilat as kërkesa nuk ka.
Në parafushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shpikur një premtim, realizimi i të cilit do t’i kushtonte Kosovës hiç më pak se tetë milionë euro, shkruan lajmi.net.
Nuk po flasim për shtrimin e ndonjë rruge, as për ndërtimin e ndonjë shkolle, as për ndonjë projekt kapital infrastrukturor, por po plasim për realizimin e një salle të “gaming”, apo lojërave elektronike.
Konkretisht, Lumir Abdixhiku ka premtuar se në kryeqytet, në Prishtinë, do të realizohet ose ndërtohet një sallë, si ato sportive, në të cilën ekipet do të luajnë lojëra si “Counter Strike”, “Pubg”, “Fortnite” e të tjera, me kapacitet prej 2 mijë ulësesh.
Për ta specifikuar edhe më shumë, kryetari i LDK-së, nëse zgjedhet kryeministër, do të shpenzojë 8 milionë euro nga xhepat e taksapaguesve për të ndërtuar një sallë në të cilën do të përcillen lojërat elektronike.
E një premtim i tillë i të parit të LDK-së, vjen në një kohë kur Kosova vuan me të madhe nga infrastruktura e dobët sportive, fushat e futbollit në gjendje të rrënuara, sallat sportive që nuk plotësojnë as kushtet minimale për zhvillim të aktiviteteve e çka jo tjetër.
Për më shumë, shih foton: