“E paguajnë 500 euro”, Canak shpërthen ndaj Abazoviqit: Rrenc, armik i Malit të Zi

Politikani liberal, Nenad Canak, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pasi ky i fundit në fjalimin e tij në Kuvendin e Malit të Zi ka thënë se disa malazezë e paguajnë 500 euro Canakun vetëm për ta fyer atë si kryeministër.

Canak ka thënë se një deklaratë e tillë është gënjeshtër, derisa Abazoviqin e ka quajtur edhe rrenc.

“Dritan Abazovic, si zakonisht, gënjen. Askush nuk më “sjell” në Mal të Zi dhe nuk po ofendoj askënd, po them vetëm atë që kam parë: Dritan Abazoviç është gënjeshtar dhe pleh. Dhe armiku i Malit të Zi”, ka shkruar Canak.

Kategoritë
LajmeRajoni