E papritur, Ambasadori Hill nga Beogradi shkon në takimin e Ballkanit të Hapur në Ohër

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka publikuar disa fotografi nga Maqedonia e Veriut ku edhe pritet të mbahet takimi i radhës në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Abazoviq në fotografitë e publikuara është para nën shoqërinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe ambasadori të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.

“Në margjinat e OpenBalkan, bisedë e këndshme me kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin Christopher Hill”, ka shkruar Abazoviq.

“Të gjithë partnerët tanë më të rëndësishëm të politikës së jashtme janë këtu”, ka shtuar tutje.

Kategoritë
LajmeRajoni