Bazilika e Shën Marisë së Madhe ku Papa Françesku ka zgjedhur të varroset, është një kishë e shekullit të 5-të në zemër të Romës që tashmë strehon varret e shtatë papëve.
Papa argjentinas, i cili vdiq sot në moshën 88-vjeçare, tha në fund të vitit 2023 se donte të varrosej në bazilikën dhe jo në kriptën e Bazilikës së Shën Pjetrit, që do të ishte hera e parë në më shumë se tre shekuj që një papë varrosej atje.
“Menjëherë pas skulpturës së Mbretëreshës së Paqes (Virgjëreshës Mari) ka një gropë të vogël, një derë që të çon në një dhomë. E pashë dhe mendova: ‘ai është vendi.”