E rëndë: E mitura në Podujevë tenton t’i pret venat pas konfliktit me babain e saj, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Zakut të Podujevës, ku pas disa mosmarrëveshjeve verbale babë-bijë, kjo e fundit ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë bërë me dije se e mitura është dërguar atje pasi kishte tentuar që t’i presë venat në të dyja duart.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 16-vjeçarja është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Kategoritë
LajmeVendi