E rëndë: Vëllai dyshohet se e vrau vëllain e tij me armë zjarri në Gushtericë, mësohet motivi

Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë, ku një person ka mbetur i vdekur pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë një ngatërresë lidhur me pronë.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është zyrtar policor në njësinë që merret me sigurinë e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare.

Kategoritë
LajmeVendi