Foto tronditëse të momentit kur një nuse e sapomartuar u largua nga skena e vrasjes së burrit të saj në Meksikë me fustanin e bardhë të nusërisë me gjak, kanë bërë xhiron e rrjetit.
Antonio Rosales Contreras, 32 vjeç, një inxhinier i sistemeve kompjuterike, i cili u martua me të fejuarën e tij avokate në qytetin e saj të lindjes, Caborca në Sonora, u qëllua me armë zjarri vetëm disa metra larg të ftuarve të dasmës të shtunën vetëm disa minuta pasi lidhi martesën.
Mjekët shkruan në vendngjarje, por ai vdiq rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra, sipas raporteve të mediave lokale.
Nusja e shkatërruar, u pa duke u larguar nga trupi i pajetë i të shoqit nga një mysafir i dasmës, fustani i saj i bardhë me njolla të kuqe ishte tërhequr zvarrë përmes gjakut të burrit të saj në dysheme.
Edhe motra e viktimës, Michele Adriana, 23 vjeçe, u qëllua pas shpine në sulm, por thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.
Guvernatori i Sonorës, Alfonso Durazo, deklaroi se incidenti mund të ketë qpasur nën shënjestër dhëndrrin, duke argumentuar se banorët vendas nuk duhet të alarmohen.
“Pistat e para të hetimit tregojnë se ishte një sulm i drejtuar posaçërisht kundër personit që fatkeqësisht humbi jetën”.
Por të dielën mbrëma, zyrtarët shtetërorë njoftuan se asnjë linjë hetimi nuk ishte përjashtuar.
“Hetimet tregojnë se sulmi ishte drejtuar ndaj një personi tjetër, i cili gjithashtu po martohej në të njëjtën kohë në një qytet tjetër aty pranë”, thuhet në deklaratë.
Një tjetër burrë thuhet se u qëllua në dasmën e tij në një qytet fqinj në të njëjtën natë, sipas mediave lokale, duke nënvizuar dhunën në rritje në rajon.