E vazhdojnë traditën, 4 kosovarë kapen duke vjedhur rrymë në Itali

Në komunën e Villorbas në qytetin e Trevisos, autoritet italiane kanë arrestuar katër të rinj kosovarë të cilët janë kapur në flagrancë duke e vjedhur energjinë elektrike.

Siç raporton“Tribuna Treviso”, të rinjtë kosovarë përmes një kablloje 30 metra të gjatë, kishin vjedhur energjinë elektrike nga garazha e komshiut.

Një vjedhje të tillë pronari i garazhës e kishte vërejtur pas disa kohësh dhe kishte lajmëruar karabinierët

Kur kishte arritur policia, të katërtit ishin munduar ta tërhiqnin shpejtë kabllon, por pa sukës.Pas kontrollit të mëpasshëm në shtëpinë e tyre, është gjetur edhe një sasi e vogël e marijuanës, pasi policët kishin vërejtur që brenda shtëpisë po vinte erë e fortë e drogës së djegur.

Kategoritë
Lajme