E vërteta tronditëse që fshihet pas rrëzimit të avionit në Kinë

Avioni me 132 persona në bord që u rrëzua në Kinën Lindore duke u marrë jetën të gjithë atyre që ndodheshin në bord, mund të jetë rrëzuar qëllimisht nga piloti.

Nga hetimet e bëra deri më tani nga autoritetet amerikane, rezulton që “një kontribut i papritur njerëzor te kontrollet e aeroplanit” ka bërë që fluturimi China Eastern të zhytej pothuajse vertikalisht në malet e Kinës Jugore në mars.

Hetuesit thonë se kanë dalë në këto përfundimi falë informacioneve të marra nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit Boeing 737, e njohur  ndryshe si “kuti e zezë”, raporton Wall Street Journal , duke cituar burime nga grupi hetimor.

“Aeroplani bëri atë që iu tha të bënte nga dikush në kabinë,” tha një person për WSJ.

Zyrtarët kinezë që drejtojnë hetimin e përplasjes nuk kanë vënë re ndonjë problem të dukshëm mekanik ose fluturimi me aeroplanin. Dhe rregullatorët e ajrit dhe kompania Boeing nuk po punojnë për ndonjë direktivë të re sigurie ose paralajmërim në lidhje me rrëzimin.

“Ajo lloj zhytjeje vertikale, pa një thirrje radioje të çfarëdo lloji nga ekuipazhi i fluturimit, tregon qartë që është një veprim njerëzor,” tha për FlightGlobal në prill konsulenti i sigurisë së aviacionit dhe ish-anëtari i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB) John Goglia.

“Askush nuk mund të krijojë një modalitet të dështimit mekanik që do ta bënte aeroplanin të merrte atë drejtim që mori.”

Të marra së bashku, këto zbulime sugjerojnë se një nga pilotët e avionit mund ta ketë shkaktuar përplasjen ose dikush tjetër është futur në kabinë. Megjithatë, hetimet vijojnë ende.

Kategoritë
BotaLajme