E zhgënjyer dukshëm: Reagimi i përfaqësueses së Kosovës për shpalljen e Miss Universe hit në rrjete (Video)

Përfaqësuesja e Kosovës në garën Miss Universe nuk arriti ta fshehë zhgënjimin e saj pas shpalljes së fitueses dhe video e reagimit pasi amerikani R’Bonney Gabriel mori titullin u bë hit në TikTok.

Fitoren në konkursin e 71-të të Miss Universe e fitoi përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me origjinë filipinase, R’Bonney Gabriel.

Megjithatë, jo të gjithë u kënaqën me fitoren e saj, gjë që u vu re menjëherë pas njoftimit, kur tërhoqi vëmendjen shprehja në fytyrë e përfaqësueses së Kosovës.

Në TikTok është shpërndarë një klip që tregon momentin kur përfaqësuesit e SHBA-së dhe Venezuelës presin njoftimin dhe më pas reagimet pas vendimit zyrtar.

Ndërsa Amanda Dudamel nga Venezuela ka reaguar me buzëqeshje, kamera ka zmadhuar Roksana Ibrahimin nga Kosova, e cila nuk ka mundur ta fshehë zhgënjimin e saj.

@alexis.rsnn

Who had the same reaction ? #missuniverse #missuniverse2022 #missusa #missvenezuela #missphilippines #miss

♬ son original – Alexis Rsnn

@alexis.rsnn

Who had the same reaction ? #missuniverse #missuniverse2022 #missusa #missvenezuela #missphilippines

♬ son original – Alexis Rsnn

 

“Kush pati të njëjtin reagim?” shkruhet në përshkrimin e videos që u bë hit në TikTok.

Në komente shumë janë identifikuar me reagimin e saj dhe kanë shkruar: “reagimi i gjithë botës”, “ne të gjithë jemi Kosovë”, “ajo e dinte se kush do të fitonte”.

Si për kujtesë, edicioni i 71-të i Miss Universe u mbajt në New Orleans në Qendrën e Konventave Ernest N. Morial, e cila priti 84 konkurrente që përfaqësonin vendet e tyre. Nënkampioneja e parë ishte Amanda Dudamel nga Venezuela, ndërsa e dyta ishte Andreana Martinez Founier nga Republika Domenikane.

Kategoritë
Të ndryshme