EBA-ja dhe Irani diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe

Dy kryediplomatët shkëmbyen pikëpamje mbi një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët

Ministrat e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Iranit zhvilluan bisedime sot për të diskutuar mënyrat e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biseda erdhi në një telefonatë që Abdullah bin Zayed Al Nahyan mori nga homologu i tij iranian Hossein Amir-Abdollahian, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e EBA-së WAM.

“Gjatë bisedës, të dy palët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat për t’i avancuar ato dhe për t’i përmirësuar në interes të përbashkët të dy vendeve fqinje dhe të rajonit”, tha WAM.

Dy kryediplomatët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët, tha agjencia.

Kategoritë
BotaLajme