Edhe ambasada amerikane ul në gjysmështizë flamurin në nderim të viktimave në Turqi e Siri

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se në nderim të vendimit të Presidentes Osmani, që shpalli ditën e sotme ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi, ka ulur flamurin në gjysmështizë.

“Në mirënjohje të deklaratës së Presidentes Osmani se sot është ditë zie për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, ne iu bashkuam Qeverisë së Kosovës në uljen e flamurit tonë në gjysmështizë në respekt dhe përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike”.

Në shenjë respekti shtetëror e qytetar, presidentja Osmani dje e ka shpallë ditën e mërkurë Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës.

“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona”, ka thënë Osmani dje.

Kategoritë
BotaLajme