Edhe ambasada e Spanjës në Kiev mbyllet për “sulm të mundshëm ajror”

Pas mbylljes së përkohshme të ambasadës së SHBA-së në Kiev, Spanja ka njoftuar se do të mbyllë ambasadën e saj për një “sulm të mundshëm të madh ajror” në kryeqytet.

Ambasada spanjolle njoftoi se nuk do të ofrojë shërbime gjatë ditës për shkak të “rritjes së rrezikut të sulmeve ajrore në të gjithë Ukrainën”, raporton agjencia e lajmeve Efe.

Gazeta thotë se në një email dërguar banorëve spanjollë në vend, ambasada rekomandon që ata “të marrin masa ekstreme sigurie, të respektojnë të gjitha rekomandimet nga autoritetet lokale dhe të lokalizojnë gjithmonë një strehim”, shkruan BBC.

Kategoritë
BotaLajme