Edhe Belgjika ndalon TikTok për ministrat dhe zyrtarët federalë

“Beteja” e botës perëndimore në TikTok vazhdon, pas Kanadasë, Shteteve të Bashkuara , Francës dhe institucioneve të BE-së, edhe Belgjika po lëviz për të bllokuar aplikacionin kinez për shkak të rreziqeve të supozuara për sigurinë e IT.

Qeveria e Brukselit ka vendosur të ndalojë ministrat federalë dhe nëpunësit civilë të përdorin TikTok në telefonat inteligjentë dhe kompjuterë për shkak të defekteve të sigurisë në aplikacion.

“Një vendim logjik dhe i nevojshëm,” tha zëvendëskryeministri Georges Gilkinet.

Çështja u diskutua nga Këshilli belg i Sigurisë Kombëtare (CNS), me kërkesë të kryeministrit Alexander De Croo, nga shërbimet e inteligjencës.

Sigurimi i Shtetit ashtu edhe Qendra Belge e Sigurisë Kibernetike paralajmërojnë se TikTok mbledh një sasi të madhe të dhënash nga përdoruesit, shpesh pa dijeninë e tyre, gjë që mbart rrezikun e cenimit të privatësisë së tyre.

Përveç kësaj, TikTok mund të manipulojë rrjedhën e informacionit dhe përmbajtjes përmes algoritmeve. Së fundi, ligji kinez kërkon që TikTok të bashkëpunojë me shërbimet sekrete kineze.

I njëjti vendim për TikTok të ndaluar nga telefonat dhe kompjuterët e nëpunësve civilë, pak orë më parë, ishte miratuar nga qeveria flamande dhe ajo Wallone, e drejtuar nga Elio di Rupo.

Kategoritë
BotaLajme