Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nesër do të jenë në Kuvend.
Këtë e ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.
“Po, nesër do të jemi në Kuvend”, tha ajo për GazetaBlic.
Deputetja komentoi edhe deklaratën e Kurtit se janë partitë opozitare ato që nuk janë të interesuara për themelim të institucioneve.
“Kurti i ka problemet e veta brenda partisë e po e ka të pamundur me e bë shumicë e thjeshtë, e normal tash akuzon opozitën”, u shpreh Time Kadrijaj.