Edhe Gërvalla e ftuar në takimin Ambasadës Amerikane për Asociacionin

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, është ftuar në takimin e 31 janarit, i thirrur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me partitë politike dhe shoqërinë civile në Kosovë.

Temë diskutimi do të jetë modaliteti për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

“Po është ftuar kryetarja e Listës Guxo në cilësinë e zëvendëskryeministres. Në raport me pjesëmarrjen, mund të them që do jemi të përfaqësuar”, tha ajo.

Kategoritë
LajmeVendi