Edhe Mimoza Kusari e ashpër me Listën Srpska: Provokuan, krah i terroristëve dhe atyre që mbështesin politikat agresive të Vuçiqit

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila kaa reaguar ashpër me Listën Srpska, pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila përmes një shkrimi në Facebook tha se deputetët e Listës Srpska provokuan, të cilët thotë se e kanë  bërë zakon që të shfaqen vetëm një herë në 6 muaj.

Tutje, shefja e GP të VV’së thotë se ata i bëhen krah jo qytetarëve të Kosovës por terroristëve dhe gjithë atyre që i mbështesin politikat agresive të Vuçiqit.

Postimi i plotë i Kusari-Lilas:

Të dashur qytetarë,

Sot vazhduam me një agjendë dinamike legjislative.

U miratuan një grup ligjesh që bartin potencialin për zhvilluar një mori sektorësh. Të gjitha ato kanë në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve te shtetit tonë.

Po ashtu sot ishim dëshmitarë të një provokimi nga ana e deputetëve të Listës Serbe. Ata siç e kanë bërë zakon shfaqen një herë në 6 muaj e në ndërmjet i bëhen krah jo qytetarëve të Kosovës por terroristëve dhe gjithë atyre që i mbështesin politikat agresive të Vuçiqit.

Po siç e tha Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca s’kanë çka kërkojnë mbështetësit e kryeterroristit në Kuvendin e qytetarëve.

Kjo legjislaturë u ka dhënë qytetarëve mbi 300 ligje të reja. Ndërsa sot midis të tjerave u miratuan Ligji pêr Byronë e konfiskimit të pasurisë së paligjshme, Ligji për banimin social dhe të përballueshëm dhe Ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.

Urime dhe puna vazhdon pa ndalur!

Kategoritë
LajmeVendi