Edhe tri gola të shpejtë nga Ballkani në ndeshjen ndaj La Fioritas

Ballkani ka shënuar edhe tri  gola në pjesën e dytë ndaj La Fioritas, në kuadër të ndeshjes së dytë të raundit të dytë për kualifikimet për Conference League.

Për një hark kohor prej 6 minutash, suharekasit shpërthyen sërish me anë të Rrahmanit, Abazit dhe Krasniqit.

Ndeshja tani duket se ka marrë fund, pasi rezultati i përgjithshëm është 9-0.

Suharekasit po tregohen të pamëshirshëm me mysafirët të cilët nuk po arrijnë të krijojnë as gjysmëraste.

Më poshtë gjeni golat e pjesës së dytë.

Kategoritë
Sport