Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko nga sot mund të negociojë me klubet e interesuara.
Në fakt, Diamanti ka kontratë me Fenerbahçen deri në verën e këtij viti dhe, ashtu si të gjithë lojtarët me këtë status, mund të fillojë negociatat me palët e interesuara.
Në rast të një marrëveshjeje pozitive me ndonjë klub, Diamanti mund të nënshkruajë me një klub tjetër pas skadimit të kontratës me Fenerbahçen, pa asnjë dëmshpërblim.
Kujtojmë se Dzeko iu bashkua Fenerbahçes në verën e vitit 2023 si lojtar i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Interin.
Diamanti këtë sezon ka luajtur 26 ndeshje për Fenerbahçen në të gjitha garat, duke shënuar 14 gola dhe dhënë edhe tre asistime.